Jeison Murillo gjithnjë e më pranë kalimit te Valencia. Klubi nga Mestalla i ka vendosur një ultimatum Interit për mbrojtësin kolumbian. Nëse marrëveshja nuk mbyllet me sukses brenda ditës së Hënë, Los Che do të heqin dorë nga Murillo për të nisur kërkimet për një tjetër qëndërmbrojtës.
Megjithatë gjasat janë që ky operacion merkatoje të realizohet me 25-vjecarin që pritet të kalojë te Valencia për dicka më shumë se 11 milionë Euro.
