Real Valladolid do të shoqërojë Elchen dhe Espanyol në ligën e dytë spanjolle edicionin e ardhshëm. Skuadra e cila ka si presidentin Ronaldo Fenomenin rikthehet në nivelin e dytë të futbollit spanjoll pas barazimit pa gola me Getafe. Ndaj një kundërshtari direkt Valladolidi nuk arriti dot që të shënonte, duke rënë një kategori më poshtë.
Barcelona, skuadra kampione e re e Spanjës u mund në ndeshjen e fundit të edicionit nga Celta Vigo, teksa me këtë sukses shkoi në vendin e 13-të me 43 pikë, 3 më tepër se zona e rënies. Dy golave të Gabri Veiga iu përgjigj Fati, por realizimi I tij nuk I mjaftoi Barcelonës për të marrë diçka më tepër nga kjo përballje.
Lexo edhe:
- Mungon ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Sylvinho humbet “luftëtarin” e mesfushës
- Jo vetëm Messi, një tjetër futbollist njofton lamtumirën nga PSG-ja
- Inter-Benfica, duel në merkato për veteranin që e mbylli me Barçën
- Kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm, Reali synon sulmuesin e Chelsea-t
Valencias i mjaftoi një barazim 1-1 me Real Besit për të shmangur gjithashtu zonën e rënies. Golit të Perez iu përgjigj Lopez, me skuadrat që në fund ndanë nga një pikë. Betis e kishte siguruar më parë zonën europiane, teksa sezonin e ardhshëm do të luajë në Europa League.
Në barazim përfunduan dhe ndeshjet e tjera, me Almerian që mori një pikë jetike në fushën e Espanyolit, duke barazuar 3-3, ndërkohë që në barazim 1-1 u mbyll ndeshja mes Elches dhe Cadiz.
