Connect with us

Hi, what are you looking for?

Segunda Division

Valladolidi drejt elitës, por projekti i ri “përjashton” Fenomenin

Real Valladolidi është në garë për rikthimin në elitën e futbolli spanjoll, por me shumë gjasa do të ndryshojë pronar. Ronaldo Nazario, ish-futbollisti i njohur brazilian, pritet të largohet nga posti i presidentit. Ish-sulmuesi i njohur nuk ka pasur rezultate e dëshiruara dhe së fundmi janë shtuar shumë përplasjet me tifozët.

Vetë braziliani ka deklaruar se klubi ka dalë në shitje e shumë shpejt mund të ketë pronar të rinj. Ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Barcelonës mori drejtimin e Valladolidit në vitin 2018 , por gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve dhe Valladolid ra nga kategoria. Edhe pse tashmë skuadra është shumë pranë rikthimit në elitë, ndryshimet do të ndodhin.

Lexo edhe: 

Çmimi i klubit nuk është bërë i ditur, por pritet që rikthimi në La Liga të sjellë nisjen e një projekti të ri ambicioz. Aventura si drejtues ishte shumë larg asaj si futbollist për “Fenomenin”, i cili, edhe pse provoi një eksperiencë të re, nuk arriti dot që të merrte skenën ashtu siç bënte dikur më topin në këmbë.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...