Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Valladolidi fenomenal, ndaj Betisit, fitoren e katërt radhazi

Në Spanjë është momenti i Valladolidit, skuadra që zotërohet në 51% të aksioneve nga Ronaldo “Fenomeni”. Ndoshta nuk është rastësi që edhe ecuria e kësaj skuadre në javët e fundit mund të etiketohet thjesht fenomenale. Katër fitore radhazi, e fundit 0-1 në fushën e Betis Sevillas, me skuadrën që drejtohet nga trajneri Sergio Gonzales që katapultohet në vendin e 6-të.

Edhe goli i shënuar nga Valladolidi ishte për manual. Një harkim i saktë i Tonit dhe një goditje me të parën e Antuanitos, që përfundoi në rrjetë.

Andaluzët bënë shumë pak për ta kthyer ndeshjen, e sigurisht merita shkon për skuadrën mike që ishte tepër e disiplinuar në mbrojtje dhe e gatshme për të dhënë goditjen përfundimtare, edhe pse nuk qe e nevojshme për të shënuar një tjetër gol për të marrë fitoren. Për Betisin kjo ishte humbja e dytë radhazi me të njëjtin rezultat, pas disfatës me Atleticon në “Wanda Metropolitano”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...