Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Vallëzimi i fundit në Çair”, Shvercerat ndahen me mesfushorin

Freddy Alvarez është një nga lojtarët më të talentuar që ka veshur fanellën e Shkupit. Por, aventura e tij me bardhekaltrit që garojnë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ka marrë fund.

Vallëzimi” i fundit i Alvarezit në Çair! Ekipi ynë falënderon Freddy Alvarezin për tri vite qëndrim në familjen tonë, duke realizuar 100 paraqitje me 20 gola dhe 51 asiste.

Ai gjithmonë do ta ketë derën e hapur te FC Shkupi. FALEMINDERIT FREDDY”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit kryeqytetas.

28-vjeçari nga Kosta Rika provoi për herë të parë një aventurë europiane duke firmosur për skuadrën shqiptare, fanellën e së cilës e mbajti veshur për tri sezone.

Alvarez fitoi titullin kampion në Maqedoninë e Veriut sezonin e kaluar me Shkupin.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...