Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Valon Berisha në “Asllan Rusi” për Florian Markun: I sigurt që do triumfojë

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës dhe Salzburgut në Austri, Valon Berisha ishte i pranishëm në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, për të ndjekur ndeshjen e MMA-së, mes Florian Markut dhe serbit Dragisiç.

Në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për Supersport, Berisha foli për miqësoren Shqipëri-Kosovë, por edhe për të ardhmen e tij, duke qenë se javët e fundit emri i tij është lakuar si përforcim i mundshëm i disa klubeve.

Ku po i kaloni pushimet?
Isha në Kosovë, më pas 3-4 ditë në Vlorë. Pasi erdha në Tiranë, mësova për ndeshjen e sotme dhe erdha në pallat të sportit ëpr ët mbështetur Florian Markun.

Mendoni se do të fitojë sot?
Padiskutim që do fitojë. Floriani është shumë i përgatitur dhe jam i bindur që do triumfojë sot.

Na zbulo diçka rreth të ardhmes tënde?
Nuk mund të zbuloj asgjë për momentin. Mund të them vetëm se ka shumë oferta, por është koha që unë me menaxherët e mi, të bëjmë vlerësimet e duhura dhe të zgjedhim skuadrën e duhur.

Ndaj Shqipërisë munguat, por shokët tuaj u lumturuan shumë që fituan…
Ishte një ndeshje e bukur miqësore. Nuk besoj se u gëzuan që mundën Shqipërinë, por për fitoren e tyre. Ne jemi shqiptarë, pro tashmë luajmë për Kosovën dhe mundohemi të japim më të mirën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...