Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Valsi i fundit”, caktohet data e përballjes Messi-Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të kenë mundësinë për t’u përballur me njëri-tjetrin vetëm pas pak ditësh. Tashmë është konfirmuar gjithçka: në datën 19 janar do të ketë një ndeshje miqësore mes PSG dhe disa prej lojtarëve nga Al Nassr dhe Al Hilal.

Portugezi u transferua pak ditë më parë te Al Nassr dhe premisat janë që ai të jetë pjesë e skuadrës që do të drejtohet nga trajneri Marcelo Gallardo. Ky i fundi ka deklaruar se do të jetë ai trajneri që do të drejtojë skuadrën e formuar nga lojtarët e dy ekipeve nga Arabia Saudite.

Portugal vs. Argentina, 9th February 2011

Ish-trajneri i River Plate ka në dorë për të ftuar CR7, i cili mund të vihet edhe një herë, ndoshta nga rastet e fundit të futbollit profesionist, kundër rivalit më të madh të epokës së tij.

Dua t’ju them se do të drejtoj ekipin e Riyahd që do të përbëhet nga lojtarë të Al Hilal dhe Al Nassr kundër Paris Saint Germain. Shihemi së shpejti, përqafime“.

Sytë e të gjithëve do të jenë pikërisht nga ata që kanë bërë mrekullinë në sportin më të dashur në planet në dy dekadat e fundit. Messi dhe Ronaldo mund të kenë “valsin e fundit” mes tyre, kjo tani mbetet ne dorën e dy trajnerëve.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...