Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Valsi i trajnerëve, 11 të larguar në 8 skuadra, rezistojnë Daja dhe Duro

Kudo në botë ai i trajnerit është një profesion ku duhet të qëndrosh gjithmonë me valixhet gati, por Kategoria Superiore është veçanërisht terren i vështirë për teknikët. Ai i Dane Ndreut ishte shkarkimi i 11-të për këtë sezon nga stolat e Superiores, shifër e lartë po të merret parasysh se bëhet fjalë për një kampionat me 10 skuadra, ku numri i trajnerëve të larguar kalon atë të ekipeve pjesëmarrëse në garë.

Statistikat më të veçanta i gëzon Stavri Nica, pasi është i vetmi teknik që këtë sezon ka drejtuar dy ekipe të ndryshme, u bë trajneri i parë që la stolin, duke u larguar nga Laçi me të cilin nisi sezonin, ndërkohë që nuk rezistoi pas disa muajsh as te Teuta. Skuadrat që kanë në stol trajnerin e tretë për këtë sezon janë tre. Partizani e nisi me Julianon, që pas një starti katastrofik ia la vendin Starovës, që sot drejton në Kosovë, me Dalipin që ka marrë trashëgiminë e tij.

Teuta është detyruar gjithashtu të bëjë dy ndryshime në stol, me Maganin që nuk arriti të qëndronte pavërsisht këmbënguljes së presidencës dhe më pas edhe Nica nuk pati një aventurë jetëgjatë në Durrës, ku ia la vendin Gentian Begejës. Dy ndryshime edhe për vendin e fundit në klasifikim, Lushnjën, nga ku u largua fillimisht tekniku që e risolli në Superiore, Artan Bano, dhe më pas edhe Hysen Dedja.

Nga një ndërrim në stol ndërkohë për klube si Kukësi, që i dha lamtumirën Milinkovicit, Luftëtari që gjeti qetësi me Hasan Likën pas shkëndijave të uruguajanëve Curbello dhe Fernandez, ndërsa Vllaznia ndau rrugët me Armando Cungun. Natyrisht jo të gjitha skuadrat kanë pasur ndryshime në stol. Përjashtim bëjnë Skënderbeu dhe Flamurtari, që ende kanë në drejtim teknikët me të cilët nisën sezonin, pikërisht Ilir Dajën dhe Shpëtim Duron, të fundmit e “mohikanëve”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...