Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Valverde drejt shkarkimit, zbulohet emri që mund ta zëvendësojë

Te Barcelona është koha për të reflektuar dhe analizuar mbi vendimet, që mund të jenë shumë të rëndësishme. Është shumë e qartë që një nga burimet e krizës sportive të Barcelonës në këtë fund sezoni është stoli, ndaj drejtuesit katalanë duan të jenë të përgatitur për zhvillim të ri.

“Blaugranat”, sipas “Sport.es”, kanë kontaktuar tashmë me trajnerin aktual të Belgjikës, Roberto Martinez, për të kuptuar disponibilitetin e tij, në rast se Ernesto Valverde nuk do të vijojë të jetë në krye të Barcelonës.

Premisat janë që Martinez të pranojë, por duhet të zhvillohen edhe disa takime të tjera, për të vënë pikat mbi “i”. 45-vjeçari mbetet një kandidat shumë serioz për të pasuar Valverden.

Presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, po e analizon me shumë kujdes atë që ka ndodhur, megjithatë gjithmonë i ka dalë në mbrojtje Valverdes. Edhe në përfundim të Kupës së Mbretit, të fituar nga Valencia, presidenti nuk bëri me përgjegjësi trajnerin, duke i dhënë një mesazh për vazhdimësinë. Me kalimin e ditëve dhe me një vlerësim më gjakftohtë të situatës, Bartomeu e di që duhet të marrë një vendim shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...