Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Valverde “gjen fajtorin” për humbjen në Granada, e lë jashtë skuadrës

Pas humbjes në Granada, që ishte e dytë par këtë sezon për Barcelonën, trajneri Valverde ka reaguar “ashpër” ndaj futbollistëve të tij dhe sidomos ndaj kroatit Ivan Rakitiç, të cilin e ka lënë jashtë të grumbulluarve për ndeshjen e nesërme ndaj Villarealit.

“Zgjedhje teknike e imja” është përgjigjur trajneri katalan, i pyetur mbi vendimin për të lënë jashtë mesfushorin nënkampion bote, që ishte titullar në Granada, por që nuk bëri një 90-minutësh të mirë, ashtu si pjesa tjetër e ekipit.

Ivan Rakitiç ishte në listën e futbollistëve që duheshin larguar në merkaton e verës, por duket se tashmë raporti me trajnerin Valverde është thyer tërësisht dhe pritet të lërë “Camp Nou”-n në muajin janar.

Interi dhe Juventusi kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për mesfushorin dhe do të provojnë ta marrin në janar nga Barcelona me një çmim të pranueshëm, duke shfrytëzuar edhe situatën e krijuar aktualisht mes Rakitiç dhe Valverdes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...