Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Valverde: Me Atleticon si një finale. Simeone: Kemi shanse për titullin

La Liga ka ardhur në momentin e së vërtetës: dueli direkt për titullin ndërmjet Barcelonës dhe Atleticos së Madridit. Katalanët kryesues kanë 5 pikë më tepër se rivalët në renditje, me “Los Colchoneros” që me një fitore kanë shansin të ngushtojnë diferencën. Me duelin që luhet në “Camp Nou”, Ernesto Valverde synon të shfrytëzojë faktorin fushë për të mposhtur për të parën herë në karrierë pas tetë përballjeve rivalin Diego Simeone.

Nuk është sfida vendimtare për titullin. Është një duel i rëndësishëm, por do të ketë shumë ndeshje për t’u luajtur. Gjithsesi, e kemi të qartë që me një fitore mund të thellojmë diferencën në renditje. Për këtë arsye do të luajmë sikur kjo të jetë ndeshja e fundit, njësoj sikur është një finale.

Te Barcelona rikthehen Jordi Alba dhe Piqué në mbrojtje, ndërsa dilema e vetme është aktivizimi në formacion i Coutinhos dhe Dembelé, apo konfirmimi i Paulinhos, pas shpinës së Messi e Suarez. Në anën tjetër, te Atletico e Madridit nuk ka dilema, me Diego Simeonen që do të hedhë në fushë skuadrën që ka fituar gjashtë ndeshje me radhë në kampionat.

Është një ndeshje e rëndësishme, përballë një skuadre të fortë. Pavarësisht largimit të Neymar dhe problemeve që ka patur, Valverde ka ditur t’i zgjidhë situatat, duke ndryshuar edhe modulin e lojës me të cilin Barcelona ka luajtur prej vitesh. Katalanët po zhvillojnë një sezon fantastik dhe besoj që ndeshja do të zgjidhet nga detajet. Fitimi i titullit nuk është i lehtë, por nëse luajmë ashtu si kemi bërë në 5 javët e fundit, mund të kemi shanse.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...