Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Valverde përgatit ‘kurthin’ për Realin e Madridit

Barcelona do të udhëtojë drejt Madridit të shtunën, ku do të përballet me Realin vendas në “Santiago Bernabeu”. Kampionët në fuqi të Europës, por edhe të Botës, Reali do të gjejë përballë kryesuesit e kampionatit spanjoll, ndërsa mes Ronaldos dhe Messit do të zhvillohet përballja e disatë.

Valverde luan El Clasicon e parë dhe do të kërkojë të mos humbë, me qëllim që të ruajë distancën e krijuar nga Reali, që aktualisht vjen në vendin e 4-t të renditjes. Pikërisht për këtë arsye, trajneri i katalanasve ka përgatitur edhe një skemë special, për të përballuar Realin.

I ndikuar deri diku edhe nga alternativat, Valverde po përgatitet të hedhë në fushë skuadrën e tij, të rreshtuar në skemën 4-1-3-2. Kështu në portë do të jetë I zakonshmi Ter Stegen, ndërsa në qendër të mbrojtjes pritet të luajnë Pique dhe Vermalen, të mbështetur nga Sergi Roberto dhe Jordi Alba nga krahët.

Para tyre do të luajë Sergi Busquets, që do të ketë detyrën e vështirë të përballjes me madrilenin Isco, për të minimizuar sa më shumë topat që kalojnë nga ai. Iniesta e Rakitiç do të kenë detyrën që të luajnë më në krah të mesfushës, për t’u përplasur vazhdimisht me dyshen e Realit, Modriç-Kroos.

Mjaft interesant do të jetë dueli mes kroatëve Modriç-Rakitiç, në mesin e fushës, por edhe ai brazilian, Paulinho-Casemiro, me mesfushorin e Barçës që do të synojë të shqetësojë madrilenin, për t’i krijuar sa më shumë hapësirë Lionel Messit.

Argjentinasi do të jetë futbollisti i vetëm që do të ketë liri lëvizjeje në të gjithë hapësirën e sulmit, ku do të mundohet të shfrytëzojë hapësirat e krijuara nga pyka e vetme, Luis Suarez.

BARCELONA (4-1-3-2): Ter Stegen; Sergi Roberto, Piquè, Vermaelen, Alba; Busquets; Rakitic, Paulinho, Iniesta; Messi, Suarez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...