Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Valverden e zbulova në vitin 2017”, Suarez: Është si Gerrard, ndryshon ritmin e lojës

Federico Valverde është shndërruar në këtë sezon një lojtar shumë të rëndësishëm për Real Madrid dhe trajnerin Carlo Ancelotti. Uruguajani mbulon shumë pozicione në fushë, ka grintë dhe ndër të tjera, këtë sezon ka gjetur edhe golat duke ndihmuar Los Blancos të ruajnë perfeksionin në këtë sezon teksa spanjollët i kanë fituar të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani.

Në këtë formë, Valverde ka bërë të harrohet edhe një si Casemiro që u transferua të Manchester United, ndërkohë që për lojtarin e madrilenëve flet me superlativa edhe Luis Suarez. Ish-sulmuesi i Barcelonës thekson se patriotin e tij e ka zbuluar që në vitin 2017 gjatë një ndeshje me kombëtaren e Uruguajit ndërsa shton se Valverde i ngjan Steven Gerrard.

“Nëse doni mund të gjeni arkivat e disa gazetave, unë e di për Valverden që në vitin 2017. Në atë kohë ai debutoi me Uruguajin dhe unë menjëherë sapo e pashë, e krahasova me Steven Gerrard. E njihja mirë edhe Gerrard pasi luanim te Liverpool dhe krahasimin nuk e bëra më kot.

Valverde ka shumë karakteristika të ngjashme me Gerrard, i pëlqen të marrë iniciativën, ka një goditje shumë të mirë, ndryshon ritmin e lojës si dhe vrapon shumë në fushë. Valverde ka bërë një progres të madh dhe fakti që ka qenë i rrethuar nga yje, e ka ndihmuar shumë të rritet”, u shpreh Suarez.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...