Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Van Basten: Boll më, nuk vazhdohet kështu! Të ndalet futbolli në Holandë

Ajax-Feyenoord nuk përfundoi si ndeshje. Skuadra nga Roterdami dominoi klasiken e futbollit holandez, duke kryesuar 0-3 përballë “Harkëtarëve” deri në minutën e 56’.

Moment kur sfida u ndërpre për të mos nisur më. Tifozët e Ajaxit, të zhgënjyer dhe zemëruar nga turpërimi në De Klassieker, nisën të shkaktonin trazira në stadium.

 

Hedhja e mjeteve piroteknike në fushë, shoqëruar me përplasjen e tifozëve, detyroi arbitrin kryesor që të pezullonte përfundimisht takimin e zjarrtë të Eredivisie.

Lexo edhe:

Pas daljes nga stadiumi, tifozët vazhduan vandalizmin në Amsterdam, duke shkatërruar gjithçka që u doli para.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ashpër Marco Van Basten, legjenda e Milanit dhe futbollit holandez, i cili foli për Ziggo Sport.

 

Futbolli profesionist në Holandë duhet të ndalet. Është e nevojshme ta marrim këtë masë, duhet ta bëjmë.

Mjaft me futbollin profesionist në Holandë, nuk mund të shohësh gjëra të tilla”, deklaroi një ndër sulmuesit më të mirë në histori.

VIDEO/ Klasikja e Holandës zgjat vetëm 56 minuta, tifozët e Ajaxit ndërpresin ndeshjen

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...