Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Van Basten pa “frena”: Neymar një qaraman!

Ish-sulmuesi i kombëtares holandeze dhe Milanit, 3 herë fitues i Topit të Artë, Marco Van Basten ka kritikuar haptazi sjelljen e sulmuesit të PSG dhe kombëtares braziliane Neymar, në fushën e lojës. Neymar është kritikuar shpesh si një futbollist që simulon por ndërkohë Van Basten e rëndon dozën e akuzave pa u kursyer teksa shprehet:

“Neymar është një qaraman i vërtetë. Ai i provokon në mënyrë të vazhdueshme kundërshtarët. Fillimisht është vetë ai që kryen faull ndaj dikujt, pastaj bën gjoja sikur është ai viktima. Nuk mund ta prekësh. Në fakt do të duartrokisja nëse dikush do të merrej seriozisht me të, duke qenë se është një lojtar i pakëndshëm”.

Kritika të drejtëpërdrejta nga Van Basten që vijnë për Neymar para një misioni të rëndësishëm, Kupës së Botës ku natyrisht ylli i PSG do ta synojë fitimin e trofeut me Brazilin. Neymar ka shënuar 11 gola duke dhënë edhe 9 asisste për PSG në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....