Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Van Dijk elozhe shqiptarit: Fituam falë “Big Shaq”

Performanca impresionuese e Xherdan Shaqirit në atë që njihet si derbi i veriperëndimit të Premier Leagues, sigurisht që nuk mund të kalonte pa jehonën e merituar. Me futjen e tij në lojë në minutën e 70-të sulmuesi shqiptar tregoi se ishte ai “asi nën mëngë” i Jurgen Klopp me potencialin për të ndryshuar fatin e takimit, që deri në atë moment ishte fiksuar në barazimin 1-1. Shaqiri ndryshoi dinamikën e lojës me peshën e tij të rëndë në fushën e gjelbër pas vetëm 3 minutave në lojë. 27-vjeçari, që ishte blerja e verës për Liverpoolin, ka treguar se ishte përforcimi i duhur për skuadrën angleze, sikundër ishte dhe dygolëshi i tij që e çoi rezultatin e sfidës ndaj “Djajve të Kuq” në 3-1. Pikërisht për këtë paraqitje ka disa fjalë edhe shoku i tij skuadrës, holandezi Virgil van Dijk.

“Duhej të shënonim dhe ne e bëmë këtë. Na duhej durimi për të vijuar presionin ndaj United, për këtë mendoi “Big Shaq”, u fut në lojë dhe përfundoi atë që kishim nisur, qartë, pastër, pa gabime. Një lojtar fantastik, që e ka treguar veten që në sfidën e parë. Me pak fjalë, Shaqiri bën diferencën, është katalizatori i ndryshimeve të suksesshme.”

Më ringjitjen e Liverpoolit në vendin e parë të klasifikimit tashmë në kuotën e 45 pikëve, 1 më shumë se kampionët në fuqi të City-t, holandezi Van Dijk nuk nguron të shprehë entuziazmin.

“Ishim të etur t’u tregonim të gjithëve se jemi duke ecur në rrugën e duhur. E njohim kundërshtarin, ka kualitet me tepri, por ia dolëm. Ia dolëm falë Shaqirit, ishte një fitore e merituar.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...