Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Van Dijk rrëfen momentin më të errët të jetës: Pashë vdekjen me sy!

Virgil van Dijk është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, një “shkëmb” që mund të jetë një makth për lojtarët rivalë. Holandezi është gati të përjetojë një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij në Botërorin e Katarit me Holandën. Mbrojtësi dha një intervistë në prag të Botërorit, ku konfirmoi një moment mjaft të vështirë të jetës së tij.

“Tulipani” tregoi se në moshën 21-vjeçare iu desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent për shkak të plasjes së apendicitit. “Pashë vdekjen me sy dhe ishte një përvojë e tmerrshme”, – tha mbrojtësi holandez. – “Më kujtohet se isha shtrirë në shtrat. Gjithçka që mund të shihja ishin tuba dhe tela në trupin tim. Nuk isha i aftë për asgjë. Gjërat më të këqija më kalonin në mendje.”

Mjekët në një moment kishin frikë për jetën e holandezit, por thanë se gjendja e tij e mirë fizike e ndihmoi të mposhtte vdekjen.

Ndërsa telashet vazhduan, Van Dijk nënshkroi testamentin e tij. “Unë dhe nëna ime po i luteshim Zotit dhe të them të drejtën po diskutonim skenarë të ndryshëm. Në një moment, më duhej të firmosja disa dokumente, ishte një testament. Nëse do të vdisja në spital, një pjesë e parave të mia do të shkonte për nënën time”.

Edhe pse familja e tij kishte besim se lojtari do të dilte i gjallë, qendërmbrojtësi e mori në konsideratë edhe skenarin më të keq të mundshëm.

“Për herë të parë në jetën time, futbolli nuk thoshte asgjë për mua. Nuk ishte aspak i rëndësishëm. Kjo kishte të bënte me përpjekjen për të qëndruar gjallë”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...