Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Van Gaal: Arbitrimi më mërziti, shumë e dyshimtë penalltia e Argjentinës

Holanda luajti keq për 80 minuta, por gjeti forcë, shënoi dy gola të bukur dhe barazoi 2-2 çerekfinalen ndaj Argjentinës. Shtesat nuk prodhuan gol, ndërsa penalltitë i buzëqeshën skuadrës albiceleste, që u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Trajneri i kombëtares tulipane, Louis Van Gaal ka ankesa për gjykimin, sidomos për penalltinë që dërgoi rezultatin përkohësisht 2-0 për Argjentinën.

Në fund të lojës lojtarët i thanë diçka njëri-tjetrit kur u mblodhën rreth, por nuk e kuptova se çfarë. Ne e gjetëm veten me rezultatin 0-2 pas një penalltie, e cila në sytë e mi është shumë e dyshimtë.

 

Ia dolëm të barazonim, por më pas u bëmë lëmsh te penalltitë… Gjithsesi, unë e kam shprehur gjithmonë se penalltitë janë të paparashikueshme. Dua ta shoh edhe njëherë penalltinë e Argjentinës.

Nuk më pëlqeu aspak arbitrimi, edhe pse nuk u eliminuam prej tij. Ne luajtëm mirë, por për fatin tim të keq është hera e dytë që eliminohem me penallti nga Kupa e Botës pas Brazil 2014”, u shpreh Van Gaal.

“Mbaroi mandati i tretë”, Van Gaal: Iki i pamposhtur, lë pas një grup të shkëlqyer

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...