Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Van Gaal dhe Holanda para provës së 1/8-tave: SHBA ekip energjik, penalltitë vendimtare

Raundi i 1/8-tave të Katar 2022 do të nisë të shtunën në orën 16:00 me ndeshjen e parë Holandë – SHBA. “Tulipanët” konsiderohen favoritë në letër, megjithatë amerika zhvilloi tre ndeshje të mira në grupe duke mos përsuar asnjë humbje edhe pse përballë kishte një skuadër të fortë si Anglia.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, trajneri Louis Van Gaal vlerësoi kundërshtarin, por ai deklaroi se synimi i skuadrës së tij është vetëm për të fituar.

“SHBA është një shembull i përsosur i një ekipi të mirë. Ka skuadra që nuk janë një ekip i mirë, por që kanë cilësi më të lartë individuale. SHBA ka një grup të mirë lojtarësh dhe është një ekip me shumë energji. Lojtarët e tyre harxhojnë shumë energji dhe japin më të mirë në lojë. Por ne do të bëjmë gjithçka për t’i mundur ata”.

Në fazën me eleminim direkt një rëndësi të madhe marrin edhe gjuajtjet e penalltive. Louis Van Gaal është i vetëdijshëm për rëndësinë e tyre, pasi Holanda humbi një rast të artë për të arritur në finale në 2014 teksa Argjentina e mundi me penallti me rezultatin 4-2.

“Penalltitë janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne humbëm finalen në 2014-tën për shkak të penalltive, pavarësisht se ishim një ekipi më i mire në sfidën përballë Argjentinës. Unë i kam kushtuar shumë vëmendje penalltive në mënyrë që gjuajtësit e penalltive dhe portieri të kenë më shumë besim këtë herë”, u shpreh Van Gaal.

Në rast se Holanda do të kualifikohet më tej, në çerekfinale do të përballet me fituesin e sfidës Argjentinë – Australi.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...