Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Van Gaal: E dija që do fitonim, duhet të them që nuk bëmë një ndeshje të mirë

Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, deklaroi pas ndeshjes ndaj Senegalit që nuk e kishte menduar në asnjë moment që skuadra e tij mund të humbiste.

Duke folur për mediet, tekniku i “tulipanëve” theksoi se me Depay e kishte diskutuar para ndeshjes se do të luante vetëm 30 minuta.

 “Nuk e kisha menduar kurrë se do të humbnim dhe me ardhjen e Depay doja të kisha një shans më të mirë për të shënuar. Ky është një lojtar që mund të bëjë diferencën. Ne ishim marrë vesh para ndeshjes që ai të luante rreth gjysmë ore. Ai do të dëshirojë të luajë me Ekuadorin, por unë duhet të vlerësoj formën e tij pas kësaj ndeshje. Gakpo ishte vendimtar, e lashë në fushë sepse di të shënojë gola dhe është shumë i shkathët. Senegali pati tre raste, por ne kemi një portier që e di punën e tij.  Ne nuk luajtëm shumë mirë, u dhamë topin dhe mundësinë për të shënuar shumë herë. Duhej të ishim më kompakt.”-tha Van Gaal.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...