Kombëtare

Van Gaal: E kam kritikuar më parë, por ky lojtar i Belgjikës ma “heq trurin”

Holandës i mjafton të humbasë me tre gola ndaj Belgjikës në Amsterdam për të ruajtur vendin e parë në Grupin 4 të Ligës A, çka do i siguronte skuadrës së Louis Van Gaal kalimin në “Final Four” të Nations League.

Dy Kombëtaret do të përballen mes tyre të dielën e 25 shtatorit në “Johan Cruijff Arena”, përballje që do të transmetohet në SuperSport 2.

Van Gaal është ndalur tek ekipi kundërshtar, duke zbuluar se ndihet xheloz në lidhje me faktin që Belgjika në në portë një “gardian” si Thibaut Courtois.

Jam xheloz për Roberto Martinez. Në disa raste e kam kritikuar Courtois, por ai është një portier i nivelit të lartë. Ka raste kur gabon, por ndodh kur je nën presion të madh.

Nuk ia kam idenë se çfarë do të bëjë Belgjika nesër ndaj nesh, por i kam analizuar me detaje tre ndeshjet e tyre të fundit. Kam besim maksimal te djemtë e mi.

Unë i përgatis për fitore dhe ata bëjnë të pamundurën për të triumfuar. Ky është shkaku pse nuk besoj aspak që skuadra do e marrë lehtë këtë ndeshje”, deklaroi “gjenerali” holandez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency