Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Van Gaal ndryshon mendim: E shtyj pensionin për këtë kombëtare

Louis Van Gaal u tërhoq nga drejtimi i kombëtares së Holandës pas eliminimit të “Tulipanëve” në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës. Tekniku 71-vjeçar pritej t’i jepte fund karrierës së tij në rolin e trajnerit, megjithatë së fundmi mesa duket ekziston një alternativë që do ta bënte Van Gaal të mendohej sërish për tërheqjen e tij.

Fjala është për Portugalinë, me luzitanët që janë në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Fernando Santos. Vetë Van Gaal nuk e mohon se nëse mbërrin një ofertë nga Portugalia, atëherë do ta merrte seriozisht në konsideratë.

“Jam sërish në pension, por nëse më thërrasin atëherë do ta dëgjoja propozimin. Më shumë se kaq nuk mund të them”, u shpreh Van Gaal. Kujtojmë se janë disa emra të njohur që po qarkullojnë si opsione për stolin e kombëtares së Portugalisë duke nisur nga Jose Mourinho (kjo pistë është e ndërlikuar për shkak të kontratës me Romën), si dhe Bruno Lage, ish-trajneri i Wolverhampton në Premier League me këtë të fundit që preferohet prej marrëdhënieve të mira me lojtarët luzitanë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...