Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Van Nistelrooy rrëfen pengun e karrierës

Van Nistelrooy rrëfen pengun e karrierës
Van Nistelrooy rrëfen pengun e karrierës

Van Nistelrooy rrëfen pengun e karrierës. Ish-sulmuesi holandez ka hapur një etapë të re në karrierë si trajner i PSV Eindhoven. Ai është në sezonin e tij të parë dhe menjëherë ia ka dalë fitojë Superkupën, ndërsa në Eredivisie mban vendin e tretë.

Sidoqoftë, holandezi nuk mund ta harrojë lehtë karrierën e tij të madhe si futbollist, ku ka spikatur me performancat si lojtar i Man.United dhe Real Madrid, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur edhe për pengun e tij më të madh.

“Real Madrid drejtohej nga Manuel Pellegrini në atë kohë dhe në verën e 2009-ës u afruan Cristiano Ronaldo, Kaka e Karim Benzema, kështu që nuk kishte më vend për mua. E kuptova fatin tim, rashë dakord me vendimin e klubit dhe u largova. Isha 33 vjeç, doja që të luaja edhe në Botërorin e 2010, kështu që vendosa të transferohem tek Hamburgu. Ishte një vendim i nxituar. Nëse do të kthehesha pas në kohë, nuk do të largohesha nga Madridi, ishte gabimi më i madh i karrierës. Gjithashtu nuk ishte dhe koha e duhur që familja ime të lëvizte”, përfundoi Van Nistelrooy.

Lexo edhe:

    1. EURO 2024/ Poloni-Shqipëri në shifra, ja cila skuadër rezulton favorite
    2. VIDEO/ Rashica “fal” Izraelin, Kosova merr një pikë në Tel Aviv
    3. VIDEO/ Gjunjëzon amerikanin në vetëm 3 raunde, Prenga ngre lart dy tituj kampion bote
    4. Momente paniku në Spanjë, futbollisti humb ndjenjat në fushë (VIDEO)

Ish-sulmuesi holandez përjetoi dy periudha mjaft të suksesshme tek Manchester United dhe Real Madrid në fillimet e viteve 2000. Ai arriti të bëhej protagonist me shumë gola dhe të fitonte trofe të rëndësishëm. Tanimë, holandezi po provon veten në botën e trajnimit, ku i ka bërë një start premtues periudhës së tij menaxheriale tek PSV Eindhoven.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...