Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Van Persie kthehet pas 14 vitesh te Feyenoordi

Robin van Persie ka vendosur të kthehet pas 14 vitesh në Holandë në radhët e Feyenoordit të Roterdamit. 34-vjeçari, sipas mediave holandeze, ka vendosur të largohet nga Fenerbahce, për ta mbyllur karrierën aty ku e nisi në vitin 2002, para se të transferohej në Angli tek Arsenali e më pas te Manchester City. Të shtunën ish-sulmuesi i “Tulipanëve” do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore për të hedhur më pas firmën mbi kontratë. Futbollisti i lindur në vitin 1983 ka qenë një nga sulmuesit më të spikatur në futbollin europian në dekadën e fundit. Kulmin me Kombëtaren e Holandës e arriti në Botërorin e Vitit 2014, ku shkoi deri në finale, ndërsa goli me kokë ndaj Spanjës rezultoi më i bukuri i atij kompeticioni.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...