Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vangjeli: Dajën më shumë e njohim sesa na njeh

Flamurtari-Skënderbeu ka marrë përmasat e një klasikeje në vitet e fundit për shkak të rivalitetit të ndezur mes dy skuadrave. Muzika pritet të jetë e njëjtë edhe në këtë sezon, duke filluar nga supersfida e parë që do të zhvillohet ditën e hënë. Kristi Vangjeli që është një ndër futbollistët me më shumë përvojë te korçarët, i vendos notë pozitive kundërshtarit, por objektivi i kampionëve është maksimumi i pikëve.

Ilir Daja vendosi të mbyllë aventurën e mrekullueshme te Skënderbeu, duke marrë drejtimin e Flamurtari. Në pamje të parë duket sikur kuqezinjtë kanë një avantazh, sepse tekniku i njeh mjaft mirë bardhekuqtë, por për mbrojtësin është e kundërta, janë lojtarët e Skënderbeut që e njohin shumë më mirë Ilir Dajën.

Emri i Kristi Vangjelit u përmend shpesh si pjesë e listës së dëshirave të Flamurtarit. Në futbollin profesionist gjithçka mund të ndodhë, por prioritet e 33-vjeçarit ka qenë gjithnjë Skënderbeu.

Kampionët në këtë sezon kanë ndryshuar në elementë dhe korçari nuk fshihet, duke pranuar se edicionin e shkuar në skuadër ka pasur lojtarë më cilësorë, megjithëse ka besim të plotë te futbollistët e rinj.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...