Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vanoli: Do të doja të kisha punuar me Skukën, dy ndeshjet e fundit test për lojtarët

Dinamo bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë, ku edhe ishte një sezon më parë, ndërsa trajneri Rodolfo Vanoli u shpreh se lojtarët kanë dhënë maksimumin që prej ardhjes së tij dhe tha se i vjen keq që nuk gjeti Skukën në ekip.

“Që kur kam ardhur unë, paraqitjet kanë qenë mjaft të mira dhe nuk kam gjë tjetër për të thënë, përveçse të falënderoj lojtarët për atë që kanë dhënë në fushën e lojës.

Që kur erdha këtu, bashkë me presidencën e dinim situatën dhe natyrisht edhe vështirësinë e limitet. Lojtarët dhanë maksimumin, por nuk ia dolëm. Më vjen keq shumë që nuk stërvita Skukën, pasi kjo shpjegon shumë gjëra.

Ne jemi tashmë të karikuar për vitin tjetër dhe kush dëshiron të jetë pjesë e ekipit në të ardhmen, duhet të japë maksimumin në ndeshjet që kanë mbetur”, deklaroi Vanoli.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...