Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vanoli: Kam ardhur për të sjellë një filozofi, të “kopjojmë” Laçin

Pas barazimit pa gola me Vllazninë, trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli foli për Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se është në krye të skuadrës për t’i dhënë një filozofi ndërsa shtoi se lojtarët që u futën nga stoli, nuk ndihmuan skuadrën por përkundrazi e vendosën skuadrën në vështirësi.

“Jam i kënaqur për djemtë e mi, qëkur kam qenë unë ka pasur performancë të mirë skuadra. Në ndeshjen e parë me Tiranën, Ibraimi ka humbur penallti dhe jemi penalizuar në vazhdim nga gabime individuale. Kjo edhe sepse kanë luajtur lojtarë të rinj dhe kjo është normale”.

Është fiksuar formacioni i Dinamos? “Formacioni është gjithnjë i njëjti, është punuar te individët. Nuk kanë qenë të mësuar me këtë përqëndrim dhe ata që hynë sot nuk na ndihmuan, por na vendosën në vështirësi. Dhe, lojtarët që futen nga stoli duhet të bëjnë diferencën. Gjithmonë përpiqemi ta fitojmë ndeshjen dhe kemi futur sulmues, por ndoshta ky është limiti jonë”.

Pesë humbje dhe një barazim me Dinamon, çfarë ju gëzon? “Më bën të lumtur rritja e grupit, rezultatet nuk më kënaqin. Kam ardhur për të sjellë një filozofi dhe jo thjesht për të mbyllur kampionatin. Ndaj puna do të shihet me kalimin e kohës sidomos me rritjen e të rinjve.

Ne kemi një projekt të artë dhe kur është një projekt në mes duhet kohë. Jam i bindur që këta lojtarë mund të ecin shumë përpara, po i referohem Laçit sepse atje punohet mirë. Kanë pasur lojtarë që para dy vitesh, i kanë ndëtuar në shtëpi dhe tashmë po luajnë. Kështu duhet punuar”.

Sa shanse për mbijetesën dhe çfarë presim për këtë sezon? “Qëkur kam ardhur kam shpresuar gjithnjë dhe nuk demoralizohem nga humbjet siç nuk ekzaltohem kur fitoj. I jap gjithçka klubit”, u shpreh Vanoli.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...