Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vanoli në kërkim të fitores së parë: Dinamo është rritur, ju tregoj paktin me presidentin

Dinamo do të sfidojë Skënderbeun në Kamzë ditën e hënë (16:45). Matematika mban ende në lojë ekipin kryeqytetas, por mbijetesa është një mision pothuajse i pamundur.

Rodolfo Vanoli foli për mediet në lidhje me duelin ndaj ekipit korçar. Italiani është në kërkim të fitores së parë si trajner i Dinamos, teksa zbuloi edhe kontratën me presidentin Bardhi.

OBJEKTIVI – “Si fillim dua të komplimentoj Tiranën për titullin. Janë akoma 12 pikë në lojë, dhe do të tentojmë të marrim maksimumin. Të shohim në fund nëse do shpëtojmë, edhe pse është shumë e vështirë, por ne do e provojmë.

KONTINGJENTI – “Jemi të kompletuar, do të zbresim në fushë me një formacion që do dijë çfarë të bëjë në fushë”.

SHQIPËRIA – “Nuk ishte e vështirë, pjesa më e vështirë kanë qenë rezultatet. Skuadra më pëlqen, është rritur në nivel, por na kanë dëmtuar gabimet teknike të individëve. Në përgjithësi, eksperienca në Shqipëri është shumë pozitive.

E ARDHMJA – “Kam ardhur këtu për 3 vite, kjo është kontrata me presidentin. Nuk erdha këtu për disa muaj. Dinamo kishte 10 vite larg Superiore, presidenti më thirri të sjell këtu filozofinë time, por edhe të atij. E dinim që kishte vështirësi, por pranova sepse Dinamo e meriton diçka shumë të rëndësishme”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...