Abissnet Superiore

Vanoli: Sezonin e ardhshëm synojmë Europën, flisnim ndryshe nëse do të kisha ardhur më herët!

Pas fitores 2-1 me Tiranën, trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se për sezonin e ardhshëm kërkon një ekip konkurrues për të synuar edhe Kupën e Shqipërisë, ndërsa shtoi se nëse do të kishte ardhur më herët te Dinamo, ndoshta ekipi do t’i shpëtonte rënies një kategori më poshtë.

“Prej kur jam këtu ekipi është rritur shumë, më vjen keq për rezultatin me Kukësin mund të bënim më shumë dhe në ndeshjet e fundit mund të diskutonim mbijetesën. Në këto ndeshjet e fundit kemi bërë një fitore, një barazim dhe humbje dhe kjo tregon rritjen ekipit dhe merita është e lojtarëve.

Kam shumë respekt për djemtë e skuadrës, në fundin e kampionatit do të takohem me presidentin për të bërë një skuadër të fortë sepse dua një ekip konkurrues. Dua të synoj Kupën në sezonin e ardhshëm dhe të futem në Europë. Kjo skuadër ka treguar që sikur të kisha ardhur më parë dhe me ndërhyrje dy apo tre ndërhyrje ekipi mund të kishte fituar”.

Keni fituar 1 ndeshje në 10 dhe kjo nuk ju hyn në punë? “Është një pyetje provokuese, por kur humb duhet t’i pranosh të tilla pyetje. I përgjigjem vitin tjetër”, u shpreh Vanoli.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency