Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VAR bëhet protagonist, Reali kalon në finalen e Botërorit të Klubeve

Reali i Madridit ka arritur të kalojë në finalen e Botërorit të Klubeve, ku do të gjejë përballë Gremion, në takimin që do të zhvillohet në Abu Dhabi.

Madrilenët mposhtën sot 1-2 vendasit e Al Jazeras, duke përmbysur rezultatin e pjesës së parë. Arabët kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të Romarinhos, ndërsa Reali barazoi me Cristiano Ronaldon në fillim të pjesës së dytë.

Golin e fitores e shënoi Gareth Bale, i cili kishte vetëm pak minuta që ishte future në fushën e lojës. Në këtë takim protagonist u bë edhe sistemi Video Assistant Refere (VAR), që solli anulimin e 2 golave. Nga një për secilën skuadër, në momente deçizive.

Kështu, fillimisht gjyqtari kërkoi ndihmën e teknologjisë për të anuluar një gol të Casemiros në pjesën e parë, kur rezultati ishte 0-0. Më pas në fillim të pjesës së dytë, Al Jazera shënoi golin e dytë, por edhe këtë herë VAR provoi se goli ishte në pozicion të parregullt dhe erdhi anulimi i tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...