Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

VAR-i anulon 2 gola, Venezuela e Peruja ndajnë pikët

Mbyllet në barazim pa gola sfidë e dytë e Grupit A në Copa America mes Venezuelës dhe Perusë, e zhvilluar në stadiumin e Gremios në Porto Alegre.

Një ndeshje që pavarësisht se nuk pati gola, ishte emocionuese, teksa Perusë iu anuluan dy gola (nga një në çdo pjesë) nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

Venezuela, në fakt, ishte më kërkuese në pjesën e parë, por u detyrua të mendonte më shumë për mbrojtjen nga minuta e 75-të, pas ndëshkimit të Magos me kartonin e dytë të verdhë.

Wuilker Farinez, portieri i Venezuelës, kreu një pritje të pabesueshme në minutën e 77-të mbi vijën fatale, duke i dhuruar një pikë më shumë vlerë ekipit të tij.

Në përfundim të ndeshjeve të para, Grupin A  e kryeson Brazili me 3 pikë, ndjekin me nga 1 pikë Venezuela e Peruja, ndërsa Bolivia mbetet e fundit me 0 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...