Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VAR-i i heq fitoren Juves në shtesë, sherr masiv në fund, tre kartonë të kuq për “Zonjën e Vjetër”

Juventusi nuk po gjen rrugëdalje nga kriza e rezultateve të këtij fillim sezoni, ku në gjashtë ndeshje ka mundur të marrë vetëm dy fitore, ndërsa sfidat e tjera kanë përfunduar barazim. “Zonja e Vjetër” nuk ia doli të mposhtte as Salernitanën në “Allianz Stadium”, ku gjithçka u mbyll 2-2. Bardhezinjtë dhe Allegri nuk e shmangën dot nervozizmin, me Milik, Cuadradon dhe vetë trajnerin Allegri të ndëshkuar me kartonë të kuq.

Salernitana bëri të heshtte “Allianz Stadium” gjatë fraksionit të parë falë golave të Candrevas dhe Piatek (me 11-metërsh).

Bremer në minutën e 51-të dhe Bonucci në minutën e tretë shtesë me penallti (fillimisht u ndal nga portieri, por topi iu kthye te këmbët dhe herën e dytë nuk gaboi) kthyen baraspeshën. Në minutën 95-të Milik realizoi të tretin, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje nga sistemi VAR. Sulmuesi polak u soll në mënyrë foshnjërore teksa gjatë festimit të golit të anuluar hoqi fanellën dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Për disa minuta pati pëplasje fizike mes anëtarëve të të dyja skuadrave për shkak të golit të anuluar me kryesorin që ndëshkoi me kartonë të kuq si Cuadradon dhe Allegri ashtu edhe Fazion i Salernitanës. Juventusi pas këtij barazimi renditet në vendin e tetë me 10 pikë, katër më pak se Napoli, Atalanta dhe Milani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...