Abissnet Superiore

VAR-i sërish protagonist, Imeri i jep një pikë Egnatias në Tiranë

Tirana nuk arrin të shkojë përtej barazimit “fotokopje” 1-1 ndaj Egnatias në “Selman Stërmasi” dhe humb një mundësi për t’u shkëputur e vetme në krye të renditjes, duke qenë se thuajse të gjithë skuadrat që fituan në javën e parë, u ndalën në barazim.

Gjithçka nisi me një homazh të futbollistëve e stafit të Tiranës, të cilët vendosën edhe një kurorë me lule poshtë tribunës, në nderim të ndarjes nga jeta të fizio-terapistit Ylli Mihali, i cili shërbeu për shumë vite edhe te klubi bardheblu.

Më pas emocionet e lotët për ish fizio-terapistin, i lanë vendin spektaklit në fushë, teksa Tirana provoi të marrë iniciativën e para, por në dy aksione të njëpasnjëshme, sulmuesit bardheblu ranë në kurthin e pozicionit jashtë loje, të ngritur nga rrogozhinasit.

Shkëndijën e parë të rrezikshme e dha Egnatia, teksa pas një aksioni mjaft të mirë nga e majta, topi përfundoi në qendër, aty ku greku Bardis provoi të gjejë portën, por ndërhyri shpejt kapiteni Erjon Hoxhallari, që devijoi në këndore.

Në minutën e 17’, bardheblutë i shkojnë shumë pranë golit me Najdovskin, i cili kërcen mbi të gjithë pas një goditjeje nga këndi, por topi i gjuajtur prej tij përplaset në shtyllë, ndërsa më pas shkon te Xhixha, i cili vetëm sa e devijon në duart e portierit Puja.

Kërcënon sërish Egnatia në minutën e 24-t me një kundërsulm të shpejtë, me Allmuçën që driblon mirë një kundërshtar në zonë dhe shërben saktë për Maganin, që nuk devijon dot drejt rrjetës. Topi shkon te shkodrani Shtubina, që provon të driblojë një mbrojtës dhe më pas në vend të goditjes, zgjedh të “vjedhë” një penallti, por pa rezultat.

Pas minutash të tëra në vështirësi, Tirana zbret me Ngo’o, që tërhiqet mbrapa për të organizuar sulmin dhe gjen Limajn në zonë. Ky i fundit shërben menjëherë për Taulant Seferin, i cili nga pika e penalltisë rregullon mirë topin dhe lëshon goditjen, por nuk arrin të gjejë kuadratin e portës së mbrojtur nga Bruno Puja.

Pjesa e parë do të mbyllej me një tjetër rast të bardhebluve, pasi është sërish Seferi që shërbehet mirë brenda zonës, por këtë herë sulmuesi injoron Xhixhën dhe lëshon një gjuajtje të dobët, që zotërohet pa problem nga portieri i rrogozhinasve.

Trajneri Shehi shkund bardheblutë në dhomat e zhveshjes, të cilët rikthehen me një tjetër ritëm në pjesën e dytë dhe gjejnë golin e avantazhit në minutën e 51-të. Totre gjen bukur Seferin mbi vijën e zonës dhe sulmuesi merr mirë topin e më pas lëshon një predhë, duke e dërguar në rrjetën e portës së Pujës. Ka festë në kampin bardheblu, me Seferin që shkon nga tifozët me duar në vesh, si kundërpërgjigje për kritikat ndaj tij, por nuk mungojnë as shishet plastike që fluturojnë menjëherë drejt tij.

Avantazhi i Tiranës zgjat vetëm 5 minuta, pasi Egnatia kundërpërgjigjet me një tjetër gol spektakolar, këtë herë me sulmuesin Demir Imeri. Ky i fundit, pas një kombinimi me Allmuçën, u harrua i lirë në zonë dhe ndonëse në pozicion të prirët me portën, lëshoi një goditje mjaft të bukur me hark, duke shënuar një gol që rrallë shihet në stadiumet tona.

Ndeshja bëhet interesante dhe në minutën e 64-t ka nevojë për ndihmën e sistemit VAR që të vendosë drejtësi. Xhixha provon të kalojë një top mbi portierin Puja, i cili e ndal me dorë në limitet e vijës së zonës, ndërsa në vijim të aksionit, sfera shkon te Seferi, që gjuan menjëherë dhe e dërgon sërish në rrjetë.

Megjithatë pas 6 minutash ndërprerjeje dhe konsultimit me pamjet e ofruara nga VAR-i, arbitri Alla vendosi të anulojë golin me të drejtë, pasi Redon Xhixha ishte në pozicion jashtë loje, në linjën e topit dhe madje bën një kërcim për të shmangur kontaktin me sferën.

Në minutën e 79’, Seferi shërbehet sërish mirë në zonë dhe lirohet bukur, duke shërbyer më pas mbi vijën fatale, por as Ngo’o e as Xhixha nuk arrijnë të devijojnë topin drejt rrjetës.

Rastin e fundit të mirë për shënim te bardheblutë, e pati sulmuesi anglez Michael Ngo’o, i cili i gjeti kohën një krosimi të ardhur nga krahu, por gjuajtja ishte qëndrore dhe pa probleme për portierin Puja.

Vërshëllima finale e arbitrit Laver Alla la në fuqi rezultatin 1-1, i njëjtë si në tre ndeshjet e tjetra të javës së dytë të Abissnet Superiores, me Tiranën që humbi mundësinë e shkëputjes në krye dhe Egnatian që mori pikën e parë sezonale.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency