Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VAR përmirëson gjykimin, por edhe një mundësi fitimi!

Video Assitant Referee, i njohur nga të gjithë si VAR jo vetëm që po ndihmon arbitrat të shmangin sa më shumë gabimet në gjykim në ndeshjet e futbollit, por mund të kthehet edhe në një mundësi për të gjeneruar fitime të mëdha.

Gjatë Botërorit të fundit që u zhvillua verën e kaluar në Rusi, plot 27 minuta u harxhuan me ndërprerjen e ndeshjeve. Për t’i shfrytëzuar më mirë në aspektin televiziv pauza të tillë, drejt FIFA-s dhe UEFA-s kanë vërshuar oferta tunduese për reklama nga kompani të mëdha gjatë kohës që arbitrat rishikojnë pamjet, sipas raportimeve të “Financial Times”.Dy qeveritë e futbollit pretendojnë se i kanë refuzuar këto propozime, ndërsa gazeta britanike e cilëson këtë rast si mundësinë më të madhe që është krijuar ndonjëherë në futboll.Një zë i brendshëm i Ligës spanjolle zbulon se kjo pistë është e qëndrueshme. Komercializimi i VAR-it mund të gjenerojë të ardhura nga 58-116 milionë euro. Një minutë publicitet gjatë ndeshjeve me eliminim direkt në Kupën e Botës Rusi 2018 do të kishte gjeneruar rreth 700 mijë euro fitime.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...