Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Varane djallos gjithçka në Manchester, Juventus dështon sërish në Europë

Prej vitesh është një nga pikat më të forta të formacionit madrilen, por Raphael Varane ka kaluar mbrëmjen më zhgënjyese të karrierës së tij sonte në “Etihad Stadium”, ku bëri dy gafa dhe kontribuoi jo pak në eliminimin e Los Blancos nga Liga e Kampionëve.

Pas humbjes 1-2 në “Santiago Bernabeu”, skuadra e Realit udhëtoi drejt Manchesterit me shpresën për të përmbysur gjithçka dhe për t’u kualifikuar, por në fund mori një tjetër disfatë 2-1 dhe i dha lamtumirën kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Sfida për djemtë e Zinedine Zidane u komplikua që në minutën e 9′, kur mbrojtësi francez Raphael Varane e teproi me mbajtjen e topit dhe nga kjo përfitoi sulmuesi i Man. Cityt Gabriel Jesus që shërbeu saktë për Sterling dhe ky i fundit dërgoi sferën në rrjetë.

Reagimi i “Los Blancos” ishte mjaft i mirë dhe pak minuta më vonë, pas një aksioni të gjatë, ishte sulmuesi Karim Benzema që kërceu më shumë se të gjithë në zonë, duke shënuar golin e barazimit dhe duke rihapur shpresat për kualifikim.

Në pjesën e dytë djemtë e Guardiolës rritën presionin dhe krijuan disa mundësi shënimi, por shpërdoruan deri në minutēn e 68′ kur Varane gaboi sërish në kthimin e topit te Courtois dhe Gabriel Jesus nuk fali, duke shënuar golin e fitores dhe vulosur kualifikimin e “citizens” në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Juventus dështon sërish në Europë, teksa i jep lamtumirën Ligës së Kampionëve në fazën e 1/8-ave, ku u eliminua nga francezët e Lyonit, të cilët fituan të drejtën për të luajtur në çerekfinale falë njē goli në fushë kundërshtare.

Pas humbjes 1-0 në Francë, bardhezinjtë provuan përmbysjen e kualifikimin dhe ia arritën të fitojnë 2-1, falë dopietës së Ronaldos, por ky rezultat nuk mjaftoi për të vijuar më tej, pasi goli i holandezit Depay mori vlerë të dyfishtë për Lyonin, duke qenë se u shënua në fushë kundërshtare.

Ndonëse në Itali dominon dhe fiton titullin prej 9 sezonesh, Juventusi zhgënjen për të disatën herë në Europë, ku as afrimi i një eksperti si Cristiano Ronaldo nuk ka mjaftuar për të provuar ngritjen e trofeut me “veshë të mëdhenj”.

Me eliminimin nga Liga e Kampionëve pritet një revolucion në skuadrën bardhezi, ku i pari që mund ta pësojë është trajneri Maurizio Sarri, por mund ta ndjekin edhe drejtues të tjerë.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...