Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Varane shmang me diplomaci zërat e mërkatos: Jemi të lumtur për kualifikimin në FA Cup

Raphael Varane pranoi se Manchester United mori një fitore mes vuajtjesh ndaj Aston Villës në raundin e tretë te FA Cup. Goli i minutës së 8-të nga Scott McTominay ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Rangnick që të kualifikohej në fazën tjetër, por shumëkush deklaroi se Aston Villa meritoi diçka më shumë nga ky takim duke qenë se ishin dominues përgjatë gjithë kohës. Ish-mbrojtësi i Real Madrid ra dakord me konstatimet e gazetarëve megjithatë guxoi të vinte theksin mbi një triumf që është tejet i rëndësishëm për moralin e ekipit që ka qenë përtokë në javët e fundit.

“Ishte një ndeshje e vështirë, vuajtëm shumë në fushën e lojës por më pëlqeu shpirti i treguar nga skuadra. Kishim mundësi për ta thelluar më shumë avantazhin dhe kur nuk kishim mundësi për të sulmuar ishim kompakte dhe të vendosur mirë në mbrojtje.

Duhet të ishim më shumë agresivë dhe si rezultat mund të konsiderohet i mirë. Jemi të lumtur, por na duhet më shumë vetëbesim, duhet të jemi të bashkuar në mënyrë që të ecim në drejtimin e duhur”, u shpreh Varane. Sa i përket një largimi të mundshëm nga Djajtë e Kuq, francezi u përgjigj me diplomaci duke thënë se duhet të fokusohemi në detyrën tonë dhe në ndeshjet e radhës.

Fitorja e Manchester United pa pësuar gol i jep një shtysë të jashtëzakonshme për ndeshjet në vijim duke parë përplasjet e fundit që kanë pasur në dhomat e zhveshjes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...