Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Varësia nga videolojërat, Agueros iu bllokua karta pasi shpenzoi 10.000 në dy javë

Videolojërat janë nga mjetet më argëtuese jashtë fushës së lojës për një futbollist, ndërsa së fundmi edhe Sergio Aguero ndan eksperiencën e tij me një të tillë. Tashmë, me statusin e ish-futbollistit, argjentinasi tregon se është i fiksuar me “The Grand Mafia”, një lojë e cila ka të bëjë me strategjitë për të fituar territor dhe pushtet.

Madje, për t’u bërë i famshëm në këtë lojë virtuale dhe për të rritur profilin e tij, Aguero ka shpenzuar edhe para, madje një shumë aspak inferiore si 10.000 euro në dy javë.

Ndërsa, sulmuesi ka shkuar deri në pikën kur banka i ka bllokuar kartën e llogarisë pasi lëvizjet e parave nisën të bëheshin të shpeshta. Megjithatë, tashmë Aguero e ka në duar situatën edhe pse shpeshherë ndan me ndjekësit e tij momente nga loja. Edhe pse në ditët në vijim, ish-sulmuesi do ta ketë kohën e reduktuar për lojërat, pasi do të jetë pjesë e stafit të Argjentinës për në Kupën e Botës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...