Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Varësia te Reginaldo, një minus i madh për Kukësin!

Reginaldo po, Reginaldo jo. Fabula e një sulmuesi trasnmeton në mënyrën më besnike perceptimin universal të tifozëve, nëse shënon je mbret, nëse jo skarco. Varësia nga një emër i vetëm është gjithmonë e rrezikshme, qoftë ky dhe Zlatan Ibrahimovic dhe jo më Reginaldo. Në këto 8 javë të para kampionat, fati i Kukësit ka qenë i lidhur ngushtë me venën krijuese të mozambikasit, skuadra verilindore fiton sa herë ka shënuar sulmuesi i mbërritur këtë verë, 3 gola ndaj Tiranës, pastaj dhe ndaj Teutës e Luftëtarit, 3 takime që Reginaldo i ka vendosur vetë. Problemi është se kur ai fiket, Kukësi e ka  jashtëzakonisht të vështirë për të gjetur golin, Një pjesë e dytë e mirë ndaj Skënderbeut në Korçë, e po ashtu ndaj Partizanit, por pa arritur të shënojë, duke u penalizuar me dy disfata radhazi. 7 gola të shënuar në total, Kukësi ka sulmin më të dobët të kampionatit si repart, dhe njëkohësisht sulmuesin më të mirë, një paradoks që shpjegon më së miri varësinë ndaj Reginaldos. Në apelin e golit mungojnë ende emra me potencial në aspektin krijues, asnjë rrjetë deri më tani për Donjet Shkodrën, Chafik, Çyrbjan, apo dhe sulmuesit Spehar e Haris Harba. Në një kampionat kaq të ekuilibruar, Kukësi smund të varet vetëm nga golat e Reginaldos, i duhet edhe një plan B për ta gjetur fitoren edhe pa të.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...