Luca Antonelli var këpucët në gozhdë në moshën 35-vjeçare.
Pasi e bëri të ditur në rrjetet sociale disa ditë më parë, ish-mbrojtësi i Milan konfirmoi në një intervistë për mediet italiane planet për të ardhmen.
“Nuk është e lehtë të ndalosh së luajturi, pas kaq shumë vitesh duke bërë të njëjtën gjë. Por kështu do të shijoj më shumë familjen, fëmijët. Është zgjedhja e duhur. Në korrik do të fillojë kursi i parë i trajnerit që kam ndërmend të marr pjesë. Rruga ime është kjo, ose të paktën ideja. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë.”– tha ai.
Antonelli e përfundoi karrierën e tij në Miami FC, klubi i Kampionatit USL, ku kaloi në shkurt 2021.
