Basketboll

Vari këpucët, por veshi atletet, ish-sulmuesi i Interin tani shkëlqen mbi parket

Ekziston gjithmonë mundësia për një filli të ri, edhe në moshën 40-vjeçare, pas një jete të kaluar duke vrapuar në fushat e gjelbra të futbollit. Ky është rasti i Rodrigo Palacios, ish-sulmues argjentinas i Boca Juniors, Genoas, Interit dhe Bologna, si dhe i përfaqësueses bardhekaltër. 30 qershorin e kaluar mbylli përvojën me Brescian dhe vendosi të varte këpucët në gozhdë për të veshur atletet. Po, po, atletet e basketbollit, sepse Palacio së fundmi debutoi në Serinë D të kampionatit italian, me fanellën e Polisportiva Garegnano, një skuadër nga Milano.

Palacio, menjëherë protagonist me Polisportiva Garegnanon

Përfundoi me një humbje të ngushtë ndeshja e fundjavës në Serinë D kundër Malaspinas. Palacio, protagonist mbi parket, e mbylli ndeshjen me 14 pikë të realizuara. Jo keq për një 40 vjeçar që ishte mësuar ta çonte topin në rrjetën e një porte mbi shtatë metra të gjerë e rreth 2.5 metra të lartë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency