Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Varianti Delta infekton tifozët danezë, alarm në Holandë

Rritet numri i tifozëve të cilët, pasi morën pjesë në ndeshjet e Euro 2020, të luajtura në “Parken” të Kopenhagës, më pas rezultuan pozitivë me COVID-19 për shkak të variantit indian, Delta. Njoftimi u bë nga autoritetet lokale shëndetësore, që specifikuan se numri i njerëzve të infektuar, që kishin ndjekur Danimarkë-Belgjikë, 17 qershorin e kaluar, është rritur nga tre në nëntë, ndërsa katër pozitivë janë mes atyre që kanë parë Danimarkë-Rusi, më 21 qershor. Kështu, ndërsa po bëhen përpjekje për të “gjurmuar” ata që ishin në stadium, iu bë një thirrje “të gjithë atyre që ishin në tribunën B të “Parken” gjatë ndeshjes më 21 qershor” t’u nënshtrohen tamponëve të tipit PCR. “Kemi qenë gjithmonë të gatshëm për të zbuluar dhe izoluar raste të infeksionit të lidhura me ndeshjet e Euro 2020. Ekziston gjithmonë ky rrezik, kur shumë njerëz mblidhen në të njëjtin vend”, – ishte komenti i drejtueses së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Pacientit, Anette Lykke Petri.

Tani ka alarm edhe në Holandë, ku Danimarka do të përballet me Uellsin në një nga ndeshjet e raundit të 1/8-ave. Në fakt, 4 400 tifozë danezë pritet të jenë të pranishëm në “Johan Cruijff Arena”, ndaj ekziston frika se mes tyre mund të ketë disa që kanë parë ndeshjet e mëparshme nga tribuna B e “Parken”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...