Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vasil Shkurtaj lojtar i lirë, klauzola që e largon nga Kukësi

Vasil Shkurtaj nuk është më futbollist i Kukësit. Sulmuesi 30-vjeçar, i mbërritur te skuadra verilindore gjatë merkatos së dimrit për të bërë diferencën në fazën sulmuese, ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet me këtë ekip.

Në kontratën e nënshkruar mes palëve në fillim të vitit, Shkurtaj do të vijonte te Kukësi edhe pas përfundimit të kampionatit, nëse do të arrihej kualifikimi në Kupat e Europës, por kjo nuk ndodhi. Për rrjedhojë, palët nuk janë më në marrëdhënie kontraktuale. Shkurtaj tashmë ka dalë lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë një ekip të ri, në Superiore apo jashtë Shqipërisë.

Vasil Shkurtaj është aktivizuar në vetëm nëntë sfida të Superiore, për një total prej 376 minutash. Ai u luajti në gjashtë ndeshje në muajt e parë të vitit, më pas mungoi për rreth dy muaj gjysmë për arsye dëmtimi, për t’u rikthyer në tri sfidat e fundit të kampionatit. Fitimi i Kupës së Shqipërisë nga Vllaznia prishi planet e Shkurtajt për të qëndruar më gjatë te skuadra verilindore.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...