Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vasil Shkurtaj, vlera e shtuar e Luftëtarit

Tre ndeshjet e fundit të vitit 2017 ku Luftëtari siguroi 9 pikë e kanë ringritur skuadrën gjirokastrite në nivelet e një sezoni më parë por tashmë është koha për të kthyer vëmendjen nga merkatoja. Cilët janë obbjektivat e klubit për dritaren e dimrit? Nëse tifozët presion një goditje të madhe ndoshta duhet të frenojnë disi në ambicjet e tyre pasi presidenti e ka bërë këtë goditje që në verë. Sulmuesi Vasil Shkurtaj e hodhi firmën në kontratë gjatë muajve të verës por për çështje burokratike ai nuk arriti të federohej në kohë duke i kaluar në pritje 4 muajt e parë të karrierës në Gjirokastër. Gjithsesi, 25-vjeçari vlonjat që do të debutojë në fundin e muajit janar, duhet të rigjejë formën optimale edhe pse konsiderohet si një nga emrat më të lakuar në ambjentin e skuadrës gjirkastrite. Ish lojtari i kombëtares shpresa dhe ARIS-it të Selanikut po stërvitet rregullisht me skuadrën dhe tashmë ka ardhur momenti për të treguar vlerat e tij pasi është pikërisht mungesa e një qëndërsulmuesi që e ka penalizuar jo pak ekipin jugor. Largimi i Reginaldos në verë ka lënë një boshllëk të madh në repartin e avancuar dhe aktivizimi i Shkurtajt do të jetë një lëvizje e detyruar për trajnerin Hasan Lika i cili mund të ketë zgjidhur përfundimisht problemet në fazën e avancuar. Në rast se Luftëtari do arrijë ta fitojë bastin “Shkurtaj”, atëherë kjo skuadër mund të rrisë edhe pretendimet pasi diferenca me zonën e ftohtë është rritur në 4 pikë dhe Europa rikthehet në bllokun e objektivave.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...