Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Vazhdon “muaji i mjaltit” për talentin italian, gati transferimi në Holandë

Muaji i fundit i Wilfried “Willy” Gnontos ishte thjesht i paharrueshëm. Talenti italian, pjesë e Zyrihut në Zvicër, u grumbullua nga Mancini, madje përveçse luajti në katër sfida, shënoi një gol në përballjen e fundit ndaj Gjermanisë në Nations League.

Për sulmuesin e ri të datëlindjes 2003, “magjia” nuk ka përfunduar. Pas një sezoni të shkëlqyer në Zyrih, ku fitoi titullin, 18-vjeçari ka përfunduar si objektiv i disa klubeve evropiane.

Klubi zviceran aktualisht është duke negociuar me Feyenoordin për transferimin e 18-vjeçarit. Diferenca mes kërkesës (rreth 10 milionë) dhe ofertës (4 milionë plus bonuse, kjo e fundit rreth 3 milionë) po ngushtohet dhe Zurihu dhe Feyenoord janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes.

Për Gnonton, kjo do të thoshte një hap shumë i rëndësishëm në karrierë, pasi kalimi në një kampionat si Eredivisie do ta ndihmonte për ta gjetur me lehtësi rrugën e rrjetës. Gjatë sezonit të fundit ka shënuar 10 gola mes kampionatit dhe Kupës me Zyrihun.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...