Klubi i Egnatias, ka qenë më aktivi në Superiore gjatë merkatos së verës. Në një postim në rrjetet sociale, rrogozhinasit ka zyrtarizuar afrimin e Hamzat Basit Ojediran.
Mesfushori nga Nigeria është vetëm 18-vjeç, por duket se i ka bindur rrogozhinasit, me të cilët ka firmosur kontratë 4-vjeçare.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 4 vjeçare me mesfushorin Nigerian
Hamzat Basit Ojediran.
Skeda:
Emri: Hamzat
Mbiemri: Basit Ojediran
Mosha: 14/11/2003 (18 vjeç)
Kombësia: Nigerian”-shkruhet në postimin e Egnatias.
