Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Vazhdon telenovela “Mbappe”, cila do jetë e ardhmja e francezit?

Ndonëse kontrata me Paris Saint-Germain përfundon në fund të qershorit, Kylian Mbappe duket ende i pavendosur për të ardhmen e tij.

Nga mediat franceze raportohet se me shumë gjasa sulmuesi do të transferohet në Spanjë, te klubi i Real Madrid.

E ardhmja e Mbappe-së është diskutuar gjithmonë shumë, por që nga shorti i fazës eliminatore të Champions League, që vendosi përballë njëri-tjetrit PSG-në me Realin, kjo “telenovelë” ka çdo ditë të reja që herë e mbajnë lojtarin në Paris, e herë e dërgojnë në Madrid.

Gjithsesi, i vetëdijshëm për entuziazmin e shkaktuar nga situata e tij, Kylian Mbappe kishte dashur të qetësonte klubin e tij disa ditë para ndeshjes së parë.

“Vendimi im nuk është marrë. Mendoj se të luash kundër Real Madridit ndryshon shumë gjëra, edhe nëse jam i lirë nuk do të flas me kundërshtarin apo të bëj diçka të tillë. Jam i fokusuar në fitoren kundër Realit.”,-tha ai për “Prime Video”.

Megjithatë që atëherë, Kylian Mbappe ishte në super formë në ndeshjen kundër Real Madridit dhe e ardhmja e tij është më shumë se kurrë në qendër të lajmeve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...