Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vdekja e Emiliano Salas tri vite më parë, zbulohen detaje të reja të aksidentit

Vdekja e ish-sulmuesit të Nantes dhe Cardiff-it tri vite më parë vazhdon të prodhojë lajme. Testet e fundit të bëra në trupin e ish-sulmuesit treguan se ishte ekspozuar ndaj niveleve shumë të larta të monoksidit të karbonit përpara se të rrëzohej avioni.

Emiliano Sala u nis për në Cardiff më 21 janar 2019, pasi kishte firmosur me klubin uellsian për 15 milionë stërlina. Gjithçka shkoi keq dhe një aksident fatal i kushtoi jetën atij dhe pilotit të avionit.

Javën e kaluar, Dr. Pardue i Mjekësisë Ligjore deklaroi se Sala vdiq nga dëmtimet e rënda të kokës dhe trupit për shkak të përplasjes. Megjithatë, para vdekjes së tij, sulmuesi ishte ekspozuar ndaj dozave të mëdha të monoksidit të karbonit, çka vërteton se ai ka qenë “thellësisht i pavetëdijshëm” në momentin e përplasjes së avionit me detin.

Analizat toksikologjike ishin të qarta, niveli i ngopjes së gjakut me oksigjen ishte 58%, një rast i qartë i “helmimit të rëndë”. Ky helmim mund të jetë shkaktuar nga sistemi i shkarkimit të gazrave të avionit. Dr. Pardue shpjegoi se janë kryer dy teste gjaku nga dy mostra. Njëra prej tyre u përdor për të demonstruar nivelin e toksinave dhe tjetra për të identifikuar trupin e lojtarit përmes ADN-së së tij.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...