Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Vdekja e Kobe Bryant, zbulohen komunikimet e fundit të pilotit…

Vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit të helikopterit nga rrëzimi i të cilit humbën jetën Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, dhe 7 persona të tjerë. Hetuesit kanë bërë të ditur se kanë në dorë komunikimet e fundit të pilotit të helikopterit, i cili po merrte kuotë për të shmangur shtresën e dendur të mjegullës.

Piloti kishte kërkuar një autorizim të veçantë për të fluturuar në mjegullën e dendur pak minuta para përplasjes dhe ishte në lartësinë 427 metra mbi nivelin e detit. Më pas, u kishte kërkuar kontrollorëve të trafikut ajror t’i ofronin një këshillues për të vijuar fluturimin, por kishte marrë paralajmërimin që helikopteri po fluturonte shumë ulët.

Rreth 4 minuta më vonë, piloti kishte njoftuar se po ngjitej për të evituar shtresën e mjegullës dhe kur është pyetur se çfarë kishte ndërmend të bënte, nuk kishte kthyer më përgjigje. Të dhënat e radarit tregojnë se helikopteri ishte ngjitur në kuotën 701 metra e më pas kishte rënë nga e majta.

Ndërkohë vijojnë iniciativat në nderim të legjendës së NBA-së. Më shumë se 500 mijë persona kanë firmosur një peticion për t’i kërkuar NBA-së që të vendosë imazhin e “Black Mambas” në logon e kompeticionit.

Logoja aktuale, e dizenjuar nga Alan Siegel dhe e pandryshuar që kur u krijua në vitin 1971, paraqet siluetën e një ish-lojtari të madh të Lakers, 81-vjeçarit Jerry West.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...