Premier League

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, shtyhen ndeshjet kryesore të javës së 8 të Premier League

Jo vetëm java e shtatë e Premier League, edhe disa ndeshje të javës së tetë të elitës së futbollit anglez janë shtyrë prej zi-së që po mbahet prej vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Së fundmi është konfirmuar se super sfida Chelsea-Liverpool, e vlefshme për raundin e tetë nuk do të zhvillohet në datën e përcaktuar, pra nuk do të luhet më datë 18 shtator. Po ashtu edhe takimi i Manchester United me Leeds United, që ishte përcaktuar të luhej po më datë 18 është shtyrë.

Ndeshja e tretë e këtij raundi, që është konfirmuar që nuk do të luhet është ajo midis Brighton dhe Crystal Palace, që ishte planifikuar të luhej më 17 shtator.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency