Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Vecino gati për Juven: Championsi, objektivi i Interit

Matias Vecino ishte një nga mungesat e Interit në takimin ndaj Chievos, ndërsa tani është rikuperuar plotësisht dhe është gati të zbresë në fushë në sfidën ndaj Juventusit, të shtunën në mbrëmje.

“Me Chievon isha në stol, por më tepër për ndonjë rast emergjence, pasi nuk isha në gjendjen optimale. Tani po stërvitem me ngarkesë të plotë me grupin dhe them se jam 100 % në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Juventusit. Gjithsesi, te ne janë të gjithë titullarë dhe kjo u pa edhe në sfidën me Chievon, ku nuk u ndie mungesa e 3 futbollistëve të formacionit”, tha Vecino.

Interi këtë javë rrëmbeu kreun e renditjes, duke lënë pas Napolin dhe Juventusin, ndërsa nga dita në ditë rriten mundësitë për të fituar titullin kampion. Gjithsesi, Vecino nuk mendon kështu dhe ul euforinë, duke theksuar se objektivi i vetëm është pjesëmarrja në Champions.

“Jemi të parët dhe jemi të lumtur sepse kjo do të thotë që kemi punuar mirë. Objektivi ynë i vetëm në këtë sezon, është pjesëmarrja në Champions, ndaj nuk duam të mendojmë për titullin. Ne punojmë çdo ditë për të fituar të gjitha ndeshjet, pavarësisht se jo gjithmonë do t’ia dalim, por rëndësi ka që në fund të renditemi në 4 vendet e para të renditjes”, u shpreh mesfushori uruguaian i Interit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...